Rritje e frikshme në Itali, shkon në 463 numri i viktimave nga koronavirusi

Italia vazhdon të shënojë rritje të numrit të viktimave e të personave të infektuar nga koronavirus. Deri në orën 17.00 të datës 9 mars 2020, në nivel kombëtar numri i viktimave shkon në 463 dhe 9172 të infektuar. 733 janë në terapi intesive, 4316 po kurohen në strukturat spitalore e 2836 të tjerë në kushte shtëpie. Numri i pacientëve të shëruar është 724. Lombardia mbete rajoni më i prekur nga virusi e ka regjistruar 5469 të infektuar, rreth 1280 të i me shumë gjatë 24 orëve të fundit si dhe 333 viktima. Bazilikata është rajoni më pak i prekur nga koronavirus e deri më sot shënon vetëm 5 persona të infektuar. Rajoni i Toskanës nga ku kanë mbërritur dhe dy personat e parë pozitive me koronavirus në Shqipëri shënon sot 208 të infektuar e 1 viktimë.

SHKARKO APP