Rritje e lehtë e temperaturave, zbuloni si parashikohet të jetë moti gjatë gjithë ditës së sotme
Ditën e sotme priten reshje të dobëta në qarqet Kukës dhe Korçë por lokalisht mesatare në qarkun e dytë. Ndërsa, në shumicën e qarqeve të vendit priten reshje lokalisht të dobëta.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperaturat maksimale do të shënohen në vendet e ulëta 18 gradë celcius, ndërsa temperaturat minimale në vendet malore 2 gradë celcius.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 18 °C
në vendet e ulëta: 9 / 20 °C
në vendet malore: 2 / 10 °C
ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

KOHA JONË SONDAZH

