Rritje e lehtë nga Covid-19, shënohen 32 raste të reja. Ministria: Bëni vaksinën e gripit

Asnjë viktimë nuk është shënuar në 24 orët e fundit nga Covid-19. Nga 424 testime të kryera, janë shënuar 32 raste të reja. ”14 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Durrës, Kamëz, Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë në Lushnje, Sarandë, Kuçovë, Elbasan”.

Ndërsa në të gjithë vendin kemi 189 pacientë aktivë. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,670 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Statistika (13 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 32
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 424
Testime totale 2,013,492
Raste pozitive 332,453
Raste të shëruara 328,670
Raste Aktive 189
Humbje jete 3,594

SHKARKO APP