Rritje e punësimit? Spahiu: Qesharake, ka më shumë para për ndihmën ekonomike
Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në facebook, ka komentuar raportin e fundit të prezantuar nga qeveria, ku thuhet se ka rritje të punësimit. Me ironi Spahiu thotë se si mund të ketë rritje të punësimit kur në vend paguhet më shumë para për ndihmë ekonomike.
Postimi i plotë
Nuk e kuptoj se si mund të ndodhë rritje e punësimit ndërkohë që paguhet më shumë para për ndihmë ekonomike, përkeqësohet skema e sigurimeve shëndetësore, ulje drastike e konsumit, vetëm në muajin gusht 32.9% më pak TVSH e mbledhur se një vit më parë. Instat raporton 36 mijë persona më shumë të punësuar se 2017-ta? Mbase pyetjes së anketimit duhet ti shtohet diçka, i punësuar në Shqiperi, jo thjesht, a jeni i punësuar?
KOHA JONË SONDAZH

