Rrjedh bombola e gazit, përfshihet nga flakët banesa në Maliq

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Vlocisht të Maliqit. Mësohet se flakët kanë përfshirë një pjesë të shtëpisë, ndërsa dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së bombolës së gazit.

Rrjedh bombola e gazit, përfshihet nga flakët banesa në Maliq

Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Burime bëjnë të ditur për gazetaren Kodra se nga flakët ka vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë, mësohet se fatmirësisht ngjarja ka përfunduar me kaq, pasi burime nga vendngjarja bëjnë me dije se brenda banesës ndodheshin tre bombola gazi. DW

SHKARKO APP