Rrjedhje gazi në një karburant në Lezhë

Një rrjedhje gazi në një karburant në Lezhë për pak është kthyer në tragjedi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25 , në aksin rrugor Lezhë -Shkodër, në lagjen “Caraj”. Mësohet se një bombël gazi karburanti ,  që shërben për furnizimin me gaz të  makinave , ka filluar të nxjerrë gaz por pa marrë flakë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë marrë masa për të larguar njerëzit dhe siguruar vendin deri në ardhjen e zjarrëfikësve të cilët kanë bërë normalizimin e situatës. Sipas policisë, ka vetëm dëme ekonomike nga humbja e gazit.

“Situata momentalisht është nën kontroll , lëvizja në.aksin rrugor është e lirë  si dhe po kryhen hetimet për këtë rast”-njoftoi Policia e Lezhës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?