Rrjeti 5G, Nesho: Rrezik pasi Kina nuk investon në mënyrën e ekonomisë së tregut

Ish-ambasadori Agim Nesho, thotë se politikën shqiptare e drejtojnë opsioni dhe vizioni i Serbisë. Ai thekson se influenca e Turqisë dhe e Kinës është më e madhe në Ballkanin perëndimor se sa e Rusisë, ndërsa jep edhe një shpjegim se pse kjo e fundit shihet si rrezik. ”Pse vetëm rreziku rus, kur influenca edhe e Kinës apo Turqisë, ndoshta është edhe më e madhe? Së pari, Rusia është vetë problematika kryesore në SHBA. Së dyti, politika shqiptare është shumë e ngushtë, pa vizion. Fatkeqësisht, politikën shqiptare e drejtojnë opsioni dhe vizioni i Serbisë. Të gjitha lëvizjet e fundit, edhe Mini Shengeni, është një përpjekje që ne shikojmë edhe alternativat e tjera, por nuk jemi brenda agjendave serbe, të cilat sigurojnë edhe rritjen e influenca ruse në Ballkan”,-tha në ”A2Cnn”.

Sa i përket mos-hapjes së negociatave, ish-ambasadori thekson se vendimi kishte baza objektive. Nëse do flitet për Zvicrën, thotë ai, do ta pranonin menjëherë.

”Ne duhet të jemi realist, edhe vendimi i Këshillit të Europës kishte baza objektive. Nuk mund të mos hapeshin negociatat për dy vende që kishin një standard të caktuar. Edhe sot që diskutojmë, nëse do të flitej për Zvicrën, BE do ta pranonte menjëherë, por kemi të bëjmë me dy vende të tjera që kanë problemet e tyre. Ne duhet të reflektojmë ndaj kësaj gjëje në proceset e brendshme. Nuk është thjesht hapja e negociatave me BE, por ku do të qëndrojë në shekullin e ardhshëm Shqipëria drejt perëndimit apo lindjes?”.

Rrjeti 5G, investim nga një kompani kineze, rrezik?

“Kina është potencialisht një nga rreziqet në të gjithë botën sepse është kompetitive kryesor i SHBA që është fuqia më e madhe demokratike në botë. Futja e investimeve në të gjithë Azinë, deri në zemër të Europës, sigurisht ajo investon në mënyrën e saj jo në mënyrën e ekonomisë së tregut. Ata kanë një investim strategjik, të cilin duan ta përdorin më vonë. Kush është më vonë? Dominimi i superfuqisë së re në rritje të Kinës në të gjitha zonat e Europës”.

SHKARKO APP