“Rroftë Dako e Partia Socialiste”, befason në gjyq Astrit Avdyli

‘Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet’. Kjo ka qenë deklarata befasuese e bërë nga salla e gjyqit sot nga Astrit Avdyli, një nga të arrestuarit si pjesë e bandës së ‘Avdylave’ në sajë të operacionit të “Vol-Vo 4”.



“BalkanWeb” ka siguruar dëshminë e Avdylit para togave të zeza Avdyli, ku ai foli edhe për njohjet me u shpreh se Ndokat i kishte miq. “Ndokat i kam miq, i kam njohur në burg”, tha ai.

Kujtojme se 24 anëtarë të grupit të Shijakut dhe të Lezhës, duke përfshirë edhe dy ish deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko kërkojnë sot lirinë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.
Në seancën e zhvilluar më 24 tetor në Gjykatën e Shkallës së Parë në Lezhë dhe tek Krimet e Rënda në Tiranë nga 34 të arrestuarit si pjesë e operacionit ‘Volvo 4’, në burg u lanë 24 prej tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndoka dhe Cuko patën kërkuar veçimin e dosjes së tyre nga bandat, por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjykuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?