Rrogat, ID-të dhe targat në pazar/ Qeveria nuk shpall gjendjen e krizës kibernetike

Rrjedhja e të dhënave sensitive të rreth 700 mijë qytetarëve vijon të dalë me databaza të reja. Kur janë shpërndarë tre dokumente që përmbajnë të dhëna personale si pagat, numrat identifikues të çdo qytetari, apo dhe targat së fundmi, përgjithësisht Këshilli i Ministrave kalon në atë që quhet krizë kibernetike, por diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Në nivelin qeveritar reagimi është inekzistent, kjo pasi ngrirja e sistemeve do mund ti jepte mundësinë autoritetit kombëtar për certifikimin elektronik dhe sigurinë kibernetike që të bënte hetimin e nevojshëm.

I njohur ndryshe dhe si grupi për emergjencat kompjuterike që ndodhet, duhet të kishte marrë në analizë paraprake situatën dhe publiku duhet të njoftohej në mënyrë periodike mbi ecurinë e ngjarjes, por diçka e tillë nuk po ndodh.

SHKARKO APP