Rrogat në pazar/ Komisioneri Dervishi: E rëndë, por ndodh në të gjithë botën

Besnik Dervishi me detyrën e Komisionerit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, e konsideroi një ngjarje shumë të rëndë publikimin e të dhënave si të ardhurat nga paga dhe i ID-së, por ndërkohë shtoi se kjo ndodh në të gjithë botën, duke iu referuar një ngjarjeje të tillë me shtetas amerikane dhe evopianë.

E menjëhershme ishte ndërhyrja e analistit Enton Abilekaj. Ai tha se skandali për të cilin foli Dervishi nuk ka të bëjë me të dhëna personale, por me të dhëna të deklaruara nga vetë qytetarët. Mes analistit Abilekaj dhe Dervishit pati replika të forta, ndërkohë që më tek Dervishi deklaroi se përgjegjës për këtë është Drejtoria e Tatimeve.

Dervishi konfirmoi se që nga dita e nesërme do të nisë hetimi administrativ, pa lënë pas edhe hetimin penal, që sikurse u konfirmua edhe prej tij ka nisur tashmë nga Prokuroria.

SHKARKO APP