Rrogozhinë, treni del nga shinat: Rreth 100 persona dolën të tmerruar

Treni i linjës Elbasan-Durrës ka dalë nga shinat mëngjesin e sotëm. Ngjarja është shënuar në stacionin e Rrogozhinës, duke krijuar panik te dhjetëra qytetarë.

Një qytetar që ndodhej në stacion ka rrëfyer panikun e turistëve, ku tha se mjeti është ndarë në dy pjesë, ndërsa në të ndodheshin mbi 100 persona, ku shumica ishin turistë.

”Ndodhesha rastësisht në stacion. Treni gati është ndarë në dy pjesë. Treni kishte mbi 100 persona, me dhjetëra turistë. Të gjithë të tmerruar zbritën nga treni. Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar. Pritet të vijnë vinxhat nga Durrësi dhe ta ngrenë, se është ndarë në dy pjesë”,-tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?