Rrok Lini çon në burg komisionerët që i vodhën votat
Gjykatë e Lezhës ka dënuar me 5.6 vite burg, 6 komisionerë të zgjedhjeve, ndërsa 12 komisionerë të tjerë janë dënuar me nga 1 milion lekë gjobë.
Ata u shpallën fajtor për falsifikim dokumentesh. Procesi ndaj tyre vazhdon që prej vitit 2011.
Komisionerët ishin anëtarë të dy qendrave të votimit në Dajç të Lezhës në zgjedhjet lokale të vitit 2011. Në bazë të provave të mbledhura nga prokuroria rezulton se ata kanë falsifikuar dokumentet duke ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
Në dy qendrat e votimit 0697 dhe 0770 të Komunës Dajç të Lezhës ka rezultuar se në zgjedhje kanë votuar persona të cilët ditën e zgjedhjeve nuk kanë qenë në Shqipëri. Nga keto zgjedhje humbi Rrok Lini te cilit i vodhen votat siç e verteton dhe gjykata e Lezhes.
KOHA JONË SONDAZH

