Rrokaj: Përulje nderimi për të gjithë mësuesit në trojet shqiptare

Me rastin e ditës së Mësuesit, deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj, ka ndarë mesazhin e tij për të gjithë mësuesit, që sips tij vijojnë të mbeten ikona drite. Nuk ka pushtet më të madh sesa ai i dijes me të cilën lidhet e ardhmja e shoqërisë. Nga ana tjetër, deputeti i LSI-së ka përçuar nderimet për të gjithë mësuesit në trojet shqiptare.

”Nuk ka pushtet më të madh sesa ai i arsyes, e cila është thelbi i qenies njerëzore. Sa herë na duhet një këshillë të lexojmë një libër të mirë dhe të mos e harrojmë kurrë nevojën për mësues të mirë”,-shkruan Rrokaj.

Statusi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot është 7 Marsi, dita e mësuesit. Respekt për mësuesit e profesorët e mi, për ata që nuk jetojnë më dhe për ata që vazhdojnë të mbeten ikona drite për të gjitha hapat e shtatit tim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një respekt e përulje nderimi për të gjithë mësuesit në trojet shqiptare e jashtë tyre për shërbimin e madh që i bëjnë kombit duke i ushqyer brezat me dashuri për kombin, për historinë, kulturën e gjuhën tonë, duke u dhënë gjeneratave më shumë edukim e emancipim shoqëror për të rritur cilësinë e jetës dhe të bashkëjetesës.

Nuk ka pushtet më të madh sesa ai i dijes me të cilën lidhet e ardhmja e shoqërisë. Nuk ka pushtet më të madh sesa ai i arsyes, e cila është thelbi i qenies njerëzore. Sa herë na duhet një këshillë të lexojmë një libër të mirë dhe të mos e harrojmë kurrë nevojën për mësues të mirë.

https://www.facebook.com/RrokajShezai/photos/a.1211027702338945.1073741830.1202489706526078/1497837216991324/?type=3&theater

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?