Rrokaj: Të procedosh një intelektual i Edmond Tupja do të thotë se shteti ka humbur busullën
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Profesori Shezai Rrokaj, ka reaguar në lidhje me procedimin penal të intelektualit Edmond Tupja nga Policia e Shtetit pas pjesëmarrjes së tij në protestën e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit.
Rrokajt shprehet në një reagim në Facebook se të procedosh penalisht një intelektual si Edmond Tupja pse protestoi përkrah studentëve është të humbasësh busullën dhe arsyen, duke e bërë shtetin qesharak.
Statusi i plotë i Shezai Rrokaj:
“Të procedosh penalisht një intelektual si Edmond Tupja pse protestoi përkrah studentëve është të humbasësh busullën dhe arsyen, duke e bërë shtetin qesharak. Edmond Tupja është vijimësi e frymës së lëvizjeve studentore të 1968-ës në Francë, një intelektual i formuar në Paris me frymën e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë, si një kalorës antikonformist i legjionit të nderit për shprehjen e lirë. Ndaj ndëshkimi i tij për përkrahjen e studentëve tregon se demokracia po rrëshqet turravrap nga shinat”.
KOHA JONË SONDAZH

