Rroshi rrezikon dënimin me 4 vite burg
Pasi prokuroria njoftoi sot nisjen e hetimeve për falsifikim dokumentesh ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, ky i fundit nëse shpallet fajtor rrezikon një dënim nga 6 muaj burg deri në 4 vite burgim.
“Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet”, thuhet në ligjin për Dekriminalizimin të miratuar me konsensus nga mazhoranca dhe opozita.
Në formularin e vetëdeklarimit, ish-kryebashkiaku i Kavajës nuk kishte përmendur faktin që ka qenë dënuar në Itali për “përdhunim në grup” në vitin 1992. Një ditë më parë ai dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Kavajës, duke pranuar se ishte dënuar në mungesë në Itali.
Por sërish edhe në reagimin e parë Rroshi gënjeu, duke thënë se u ishte dënuar për rrahje në një sherr në kampin e refugjatëve, ndërsa dëshmia e penalitetit tregon se ai ishte dënuar për “përdhunim në grup” në moshën në kohën kur ishte 16 vjeç.
KOHA JONË SONDAZH

