Rruga drejt BE-së, bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë

Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë kanë bërë një hapë para, drejt bashkëpunimit për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ato kanë arritur zbatimin e marrëveshjes së 2014-ës për përkthimin e përbashkët të legjislacionit të BE-së, me qëllim të plotësimit të kritereve drejt rrugës Europiane. Nga një hulumtim i shoqërisë civile prej të dyja anëve të kufirit, kjo po vlerësohet si bashkëpunimi më i mirë institucional.

Shqipërisë që nga viti 2013 ju dha nga Komisioni Evropian drita jeshile si kandidatë për anëtarësim, por kjo nuk gjeti vullnetin e Këshillit. Për këtë, shoqëria civile po kërkon krijimin edhe të grupeve punuese tjera të përbashkëta me qëllim të apelit të vazhdueshëm ndaj vendeve anëtare të BE-së.

Kosova përmes marrëveshjes së Stabilizim Asociimit është duke pritur aplikimin për statusin e vendit kandidat, Shqipëria në muajin tetor pret nisjen e negociatave për anëtarësim. E një rrezik për rrugën drejt BE-së, po vlerësohet ndryshimi i shpeshtë i Qeverisë, që po rezulton me strategji afat shkurt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?