”Rruga e Arbërit”, Rama ”ngacmon” Gjokën: Po ç’të ka bërë PD-ja mo?

Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar shtratin e ”Rrugës së Arbërit”, që tanimë është hapur në të gjithë gjatësinë e saj. Gjatë inspektimeve, Rama ka “ngacmuar” pronarin e kompanisë që ka marrë përsipër ndërtimin e saj, duke i përmendur edhe bindjet e tij politike të dikurshme. Rama u shoqërua edhe nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Batutat 

Gjoka: Ura e Vashës do të bëhet brenda një viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Unë e di që do e bëjmë më shpejt se afati por që brenda një viti. Është gjë e madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjiknuri: Këta po ecin me ritëm më të shpejtë se financime nga buxheti i shtetit.

Rama: Sepse këta kanë paratë e tyre. Duan të fillojnë sa më shpejt të marrin para.

Gjiknuri: Me këtë ritëm që kanë këta 3 vjet është i garantuar.

Rama: Kur e kemi lënë bahskë?

Gjoka: Ishte katër vjet të kam thënë tre.

Rama: Në prill të 2021? Bile bile në 22 mars, kur çel pranvera. Kur ke votuar për herë të parë për PD. Po ç’të kanë bërë mo? Po të sakatuan mo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?