Rruga e bllokuar në Librazhd, fëmija 20 muajsh me helikopter drejt Tiranës
Deputeti Taulant Balla ka njoftuar nëpërmjet një statusi në Facebook, për rastin e një fëmije 20-muajshe nga Librazhdi, që në gjendje të rëndë është nisur me urgjencë me helikopter drejt Tiranës, pasi trashësia e borës në zonën e saj të banimit, e bënte të pamundur transportin tokësor.
Fëmija po kalon një gjendje të rëndë gripale dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve në kryeqytet.
“Faleminderit mjekėve tė Urgjencės Kombėtare Mjekėsore, Njėsisė sė Helikopterėve dhe Zyrės Operacionale tė Emergjencave Civile, tė cilėt sapo pėrfunduan nė mėnyrė perfekte transportimin dhe kujdesin e specializuar gjatė fluturimit pėr nė Spitalin Pediatrik tė Tiranės tė foshnjes 20 muajsh D.B. nga Qarrishta e Librazhdit, nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Megjithė pėrpjekjet pėr ēbllokimin e rrugės, ambulanca e Spitalit tė Librazhdit e kishte tė pamundur tė shkonte nė Qarrishtė pėr shkak tė trashėsisė sė dėborės. Pas njoftimit nga prindėrit dhe infermierja e fshatit dhe pas konsultimit me Ministrinė e Shėndetėsisė u vendos transportimi nga Njėsia e Helikopterėve tė Ministrisė sė Shėndetėsisė pėr nė Spitalin e Librazhdit. Por gjatė fluturimit mjeku i urgjencės kombėtare mjekėsore vendosi dėrgimon e menjėhershm nė qendrėn spitalore Universitare “Nėnė Tereza” nė Tiranė, ku aktualisht ėshtė nėn kujdesin e mjekėve. Faleminderit edhe kolegeve Manastirliu dhe Xhaēka!” – shkruan Balla.
KOHA JONË SONDAZH

