Rruga e “Dibrës” drejt fundit, ja si është transformuar një nga portat hyrëse në Tiranë
Bëhet fjalë për Rrugën e “Dibrës” në segmentin nga “Farmacia 10” deri në Kinostudio, e cila u shërben mijëra banorëve dhe është një nga portat hyrëse në Tiranë. Lajmin e bën të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndërsa ka publikuar disa foto nga rruga e re në këtë aks, bën të ditur se mbeten edhe pak ditë punë që Rruga e “Dibrës” të përfundojë plotësisht.
Gjithsesi siç shihet edhe nga fotot, rruga ka marrë tashmë pamjen e plotë, pasi përveç tapetit të asfaltit janë bërë edhe të gjitha vijëzimet, ndërsa po i jepet dora e fundit edhe detajeve më të vogla. Në këtë rrugë janë bërë të gjitha punimet nëntokësore për kanalizimet e ujërave të zeza dhe të shiut, sistemimi i asfaltit, trotuare të reja, ndriçim led, si dhe mbjellja e pemëve.
Kjo rrugë plotëson dhe një standard tjetër, pasi për herë të parë është pajisur me një korsi të dedikuar me tapet të kuq për biçikletat.
KOHA JONË SONDAZH

