Rruga e “mallkuar” e aksidenteve dhe ekzekutimeve

Vend krimi i sotëm, nga banorët e zonës cilësohet si rruga e “mallkuar”. Para disa ditësh, më 9 prill, në këtë aks rrugor, që të lidh me tregun e makinave ku ndodhi sot ekzekutimi i dy vëllezërve, ka ndodhur edhe një aksident ku janë përplasur 5 makina. Të plagosurit u dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe njëri prej tyre u konfirmua me Covid-19, gjë që çoi në karantinë mjekët që u morën me trajtimin e tij, por që rezultuan negativ pas bërjes së tamponit. Rruga ku ndodhi aksidenti është 400 metra më larg nga vendi ku u ekzekutuan dy vëllezërit nga Puka ditën e sotme.

SHKARKO APP