Rruga e re u shemb, banorët e zonës së Kaçinarit në Lezhë: Po izolohemi
Kjo është rruga që lidh qytetin e Rrëshenit me fshatin e Bukmirës, por edhe njësinë administrative të Kaçinarit. Kjo rrugë ka pësuar shembje si pasoje e reshjeve intensive që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit.
Banorët bëjnë me dije se sa herë kalojnë në këtë rrugë u rrezikohet jeta ndërsa ajo që duhet theksuar është se rruga është ndërtuar vetëm 1 vit e gjysëm më parë. 8 fshatra rrezikojnë të izolohen totalisht nëse nuk ndërhyhet për hapjen e turbinave dhe pastrimin e kanaleve tregojnë banorët.
Çdo ditë në ketë rrugë tepër të rrezikshme siç shihet në pamje kalojnë fëmijët për të shkuar në shkollë të cilët nga frika zbresin nga furgoni dhe ecin në këmbë. Që në momentin që është ndërtuar rruga herë pas here ka patur dëmtime të cilat nuk janë marrë për bazë.