Rruga ”e vdekjes” në Kurbin, kalvari i aksidenteve tragjike
3 të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kurbin, zbardh detaje të frikshme. Mësohet se ky është aksidenti i tretë me pasojë vdekjen në këtë vend.
Sipas qytetarëve, vetëm një vit më parë dy familje, në tentativë për të larguar një grope, përfunduan me makinë në kanal, ku për pasojë mbeti i vdekur Lekë Kola.
Pesë vite më parë, një tjetër aksident tragjik është shënuar në fshatin Adriatik të Kurbinit, në po të njëjtin vend. Në këtë aksident humbën jetën dy persona nga Mamurrasi.
Shkak për këto ngjarje tragjike, që kanë tronditur jo pak Kurbinin dhe mbarë opinionin publik, është bërë rruga jashtë standardeve, pa anësore dhe me gropa. Janë 7 km rrugë tërësisht e dëmtuar dhe problematike, që kanë shkaktuar deri më tani 6 viktima.
KOHA JONË SONDAZH

