Rruga ish-fabrika e Plasmasit–Karbunarë/ FSHZH: Nis puna për rikonstruksionin

Ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës nga ish-fabrika e Plasmasit deri në dalje të Karbunarës, një segment me gjatësi rreth 1.6 kilometra.

Projekti i cili po zbatohet nga Fondi i Shqiptar i Zhvillimit, parashikon 2 korsi për automjetet me nga 4 metra, vepra arti në të dyja anët për mbledhjen dhe kullimin e ujërave si dhe trotuare në të dy anët, ku rruga përshkon zona të banuara.

Sipas  FSHZH-së, ky segment rrugor kalon në një zonë ku një popullsi e konsiderueshme banon dhe zhvillon aktivitet social-ekonomik. Si rrjedhojë, ndërhyrjet në infrastrukturën rrugore si dhe ato në sistemin e kanalizimeve pritet të kenë një impakt pozitiv si për banorët ashtu edhe në mjedis.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?