Rruga Kuç-Qeparo pëson dëmtime, lumë i Vlorës shkakton çarje
Një segment rreth 30 metra i Rrugës së lumit të Vlorës, që lidh fshatin Kuç me Qeparoin, ka shfaqur çarje të dukshme në asfalt, duke ngritur shqetësime për sigurinë e qarkullimit.
Sipas informacioneve paraprake, rruga ka pësuar çedime në disa zona, përfshirë plasaritje anësore, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga lëvizjet e tokës dhe faktorë të tjerë nëntokësorë. Segmenti i dëmtuar ndodhet në një terren të thepisur, që rrit rrezikun për drejtuesit e mjeteve.
Punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po punojnë për stabilizimin e segmentit të dëmtuar. Për të garantuar sigurinë e qarkullimit, është vendosur edhe sinjalizimi për të paralajmëruar drejtuesit e mjeteve dhe për të shmangur rreziqet e mundshme.
Situata tregon rëndësinë e monitorimit të rrugëve në zonat malore dhe të thepisura, ku faktorë natyrorë mund të ndikojnë në integritetin e infrastrukturës rrugore.
KOHA JONË SONDAZH

