FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rruga me gjatësi 7 km nuk njeh investime prej vitesh

Rruga tradicionale që shkon nga Durrësi në Shijak me gjatësi 7 km nuk ka njohur investime prej vitesh. Në të dyja anët e rrugës janë vendosur biznese të shumta. Banorët e zonës kanë protestuar disa herë.

Kjo rrugë është kthyer në një shqetësim të përditshëm për banorët, bizneset dhe këdo që është i detyruar të përshkojë këtë segment, që vetëm rrugë nuk mund të quhet më. Disa muaj më parë, banorët u mbushën me shpresë se më në fund autoritetet kishin vendosur të vinin dorë mbi këtë aks por me sa duket premtimet e bëra tani duken si vegime, të cilat dyshojnë nëse i kanë dëgjuar me të vërtetë apo i kanë ëndërruar.

Ndërkohë që autoritetet premtojnë dhe pas ceremonive të rastit braktisin çdo gjë, janë banorët dhe përdoruesit e përditshëm të kësaj rruge që vazhdojnë të vuajnë edhe pse paguajnë çdo taksë që shteti ka vënë ndaj tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?