Rruga që lidh Gjirokastrën me tre fshatra bllokohet nga rrëshqitjet e dheut

Rruga që lidh fshatin Asim Zeneli me fshatrat Krinë, Tranoshishtë dhe Saraqinisht ndodhet prej kohësh në gjendje të rënduar dhe paraqet rrezik për banorët dhe automjetet.

Pjesa e poshtme e asfaltit është dëmtuar për shkak të gërryerjes nga përroi që kalon pranë rrugës, gjë që ka dobësuar strukturën mbajtëse dhe stabilitetin e segmentit. Banorët shprehen se problemi vazhdon prej kohësh dhe situata po bëhet gjithnjë e më serioze për qarkullimin e përditshëm.

Nëse nuk ndërhyhet me shpejtësi për riparimin dhe stabilizimin e rrugës, segmenti i dëmtuar mund të përkeqësohet dhe të krijojë situata të rrezikshme, madje edhe dramatike, për të gjithë ata që e përdorin rrugën çdo ditë. Situata kërkon veprime të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse për të parandaluar aksidente dhe për të siguruar kalimin e automjeteve në këtë zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?