Rruga “Transballkanike”, 23 aksidente që nga janari

Qarkullimi në rrugën “Transballkanike” është kthyer në makth për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët. Trafiku i rënduar për shkak të devijimit të trafikut meqenëse po bëhen punime me bulevardin e qytetit ka shtuar edhe numrin e aksidenteve rrugore.

Këtu semaforët mungojnë, mbikalimet dhe sinjalistika vertikale gjithashtu. Një gjendje e tillë është krijuar ende pa nisur sezoni turistik gjatë të cilit numri i mjeteve do jetë disafishuar.

Por përveç trafikut të renduar, në “Transballkanike” numri i aksidenteve është i lartë. Referuar shifrave zyrtare, nga fillimi i vitit janë regjistruar 23 ngjarje me pasoja të rënda në njerëz e mjete. Kjo rrugë është nën juridiksionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, pasi ndodhet në hartën e segmenteve nacionale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?