Rruga Qukës–Qafë Plloçë rikthehet në qarkullim për disa mjete

Është hapur pjesërisht rruga Qukës–Qafë Plloçë. Sot ka filluar qarkullimi vetëm për mjetet që kanë destinacion fshatrat e Pogradecit të lidhura me këtë rrugë, pasi është larguar i gjithë masivi shkëmbor që u rrëzua rreth 10 ditë më parë si pasojë e reshjeve të shiut dhe motit të keq që përfshiu qarkun e Korçës.

Aktualisht, firma po punon për pastrimin e rrugës nga balta, ndërsa mjetet me destinacion Elbasanin, ose në drejtim të Korçës, do të rifillojnë qarkullimin normal ditën e nesërme (të hënë).

Rruga Qukës–Qafë Plloçë ka pasur herë pas here problematika të shumta lidhur me rrëshqitjet e dherave dhe masiveve shkëmborë, çka ka çuar shpesh në bllokimin e qarkullimit

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 17932 (76.5%)
Jo 5507 (23.5%)

Vota totale: 23439