Rrugë të reja pa sinjalistikë, policia: Shqetësim, fëmijët në timon

Rasti i fundit i aksidentit në Kamëz, ku humbi jetën 16-vjeçari Klevis Cuku, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Rrugore ngre alarmin mbi mungesën e sinjalistës në rrugët e reja.

Drejtori i Policisë Rrugore Mit’hat Tola, në një reagim për mediat mbi këtë situatë, shprehet se shumica e akseve rrugore, nuk i kanë elementët e domosdoshëm që parashikon ligji.

{Në gjykimin e Policisë Rrugore, shumica e akseve kryesore rrugore, qendrat e banuara nuk i kanë elementët e domosdoshëm që parashikon legjislacioni rrugor dhe manualet e sinjalizimit rrugor dhe elementët mbrojtës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fazën paraprake të hetimit për aksidentin në bulevardin “Donald Tramp” në Kamëz, policia ka një përgjigje përse ka ndodhur. “Humbja e vëmendjes dhe shpejtësia e lartë. Për përdorimin e alkoolit do të presim analizat që kanë marrë në vendngjarje mbi personat që janë përfshirë në aksident rrugor për të parë nëse ka patur alkool ose jo”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas zyrtarit të policisë rrugore ka shumë raste që fëmijë të mitur kapen duke i dhënë automjeteve. “Vetëm për këtë periudhë, pothuajse 700 persona janë arrestuar për drejtim mjeti pa patentë. Ndoshta nuk e kemoi kategorizuar për të parë sa nga këta janë të mitur. Sa për fëmijët, në qyteza të vogla tentojnë t’i shpëtojnë kontrollit policor dhe pastaj ndodhin fatkeqësi të tilla sikurse është fatkeqësia që ndodhi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?