Rrugët e drogës kalojnë nga Shqipëria, ”TG3”: Kokaina ”Made in Elbasani” në portin e Vlorës
Televizioni italian ”TG3”, raporton goditjen e një grupi të madh kriminal që kryente trafikun e dorgës nga Holanda, Spanja, Italia. Mësohet se Policia italiane ka arrestuar më shumë se 30 persona dhe ka sekuestruar 157 kg lëndë narkotike.
Në edicionin e lajmeve të orës 19:00 të ditës së sotme, është trajtuar çështja e kapjes së më shumë se 300 kilogramë kokainë në Brazil që ishte me logon e klubit të futbollit ”Elbasani”.
Sipas gazetarit italian, kapja e kësaj sasie droge tregon lidhjet e drejtpërdrejta të mafias shqiptare me mafian në Amerikën e Jugut. Në kronikë thuhet se kjo kokainë do të vinte në Shqipëri dhe do të shkarkohej në portet e Vlorës dhe të Durrësit.
/Koha Jonë/
Kronika e plotë