FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrugët e rrezikshme në Elbasan, unaza jugore një prej akseve më problematike

Foto ilustruese

Unaza Jugore është një prej njollave të zeza të aksidenteve në Elbasan. Në të gjithë gjatësinë e saj mungojnë mbikalimet dhe sinjalistika, cka rrezikon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësoret. Një person humbi jetën dhe 10 të tjerë mbetën të plagosur në rrugët e Elbasanit vetëm në javën e parë të Shkurtit.

Një viktimë dhe 10 të plagosur është bilanci i aksidenteve në rrugët e Elbasanit vetëm në javën e parë të shkurtit.

Unaza jugore që të çon drejt Librazhdit është një prej njollave të zeza.

Swiss Digital Desktop Reklama

I gjithë aksi është i banuar nga të dyja anët e rrugës dhe në asnjë segment të tij nuk ka mbikalime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej vitesh në të nuk investohet as në infrastrukturë as në sinjalistikë rrugore duke bërë që banorët të ndjehen të rrezikuar për çdo kalim në anën tjetër të rrugës.

Në qarkun e Elbasanit ka disa akse që për shkak të numrit të lartë të aksidenteve janë konsiderohen pika ose kthesat e vdekjes.

Më problematiket janë segmentet Papër-Vidhas, Elbasan-Metalurgji, kryqëzimi i Cërrikut dhe Kthesa Murrashit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?