“Rrugët e Shkodrës kërkojnë njerëz”, Bushati: Koha që dallëndyshja të kthehet në fole
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun Shkodër, Helidon Bushati, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, sipas, për politikat antishqiptare.
Bushati ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga një arterie e qytetit të Shkodrës, në një nga zonat më të populluara, por që sot janë thuajse të boshatisura.
Postimi i plotë i Helidon Bushatit:
Zotni Bali, berberi i njohur i pedonales, Kolë Idromeno, me keqardhje shprehet: edhe për një dallëndyshe që ik nga Shqipëria më vjen keq…
Nuk nevojitet të jesh në periferitë komplet të shpopulluara e të braktisura të Shkodrës, për të përjetuar politikat antishqiptare të Ramës, të cilat i gjen kudo në Shkodër, i sheh kudo në Shkodër.
Rrugët e Shkodrës së sotme, janë rrugë QË KËRKOJNË NJERËZ, janë rrugë që ju ka humbur identiteti.
Jemi në një arterie të Shkodrës, në një nga zonat më të populluara që tashmë ka marrë krejtësisht një pamje tjetër.
Boshatisja është mëse e prekshme, imagjinoni periferitë, imagjinoni fshatrat.
Kjo gjendje e frikshme është një thirrje shpirti miq, është një thirrje për bashkim.Të bashkohemi në frontin kundra së keqes, urrejtjes primitive të Edi Ramës ndaj një qyteti që nuk iu nënshtrua kurrë,as idhujve ideoiogjikë të tij. Ti përgjigjemi bashkë, vetëm bashkë, Shkodra fiton.
Ka ardhur koha që dallëndyshja të kthehet në fole.
#ShkodraFITON
#ShqipëriaFITON