Rrugët pa standarde në Tiranë
Trafiku në rrugët e kryeqytetit nuk është i vetmi problem për përdoruesit e saj. Infrastruktura dhe standardet e ulëta përbëjnë një problem të madh për qytetarët. Gjatë punimeve nuk respektohen standardet në punime, ndërsa shpesh ato bëhen shkak për aksidente
Standardi i rrugëve në kryeqytet lë shumë për të dëshiruar.
Shpesh has në akse pa sinjalistika horizontale apo vertikale, mungesa e të cilave në shumë raste justifikohen me punimet.
Inxhinieri i ndërtimit në fushën e infrastrukturës, Arian Lako deklaron se një rrugë nuk mund të jetë e hapur në rast se punimet nuk kanë përfunduar, ose në të kundërt duhet të pajisen me sinjalistikën e nevojshme provizore.
Lako: Ndikon edhe në cilësi hapja gjatë trafikut, sepse ajo kërkon që pasi ti bësh atë shtresën e asfaltit ajo duhet të jetë e pastruar nga pëlhurat, duhet të luhet me solucionin e vet.
Një tjetër problem që Lako përmend është edhe disniveli mes pusetave dhe rrugës, të cilat mund të sjellin aksidente.
Lako: Kemi rrugën e Elbasanit, u bënë punime nëntokësore ngeli asfalti i frezuar. Pasi u bë asfalti të gjithë pusetat asnjë nuk ka ardhur në kuotat e veta.
Por si është situata në rrugët e Tiranës?
Pas ndërhyrjes në rrugën e Elbasanit, në të mungojnë sinjalistikat horizontale.
Mungesë sinjalistike qoftë horizontale apo vertikale, ka edhe në zonë e Yzberishtit, e cila të nxjerr në unazën e madhe.
Me sa duket Bashkia e Tiranës ka vendosur të hapë sa më shumë kantiere, por pa marrë masa qoftë edhe kontrolli për të garantuar respektimin e standardeve.