Rrugica e sherrit dhe konfliktëve në Tiranë!

Në Tiranë ka rrugë të mira dhe të ngushta, njëkohësisht. Kudo ka probleme me parkimet në kryeqytet, por si “rrugica e sherrit” pas  Juveniles në Bllok, nuk ka kurkund në Tiranë. Banorët e kësaj rrugice ankohen përditë te policia bashkiake dhe ajo rrugore, por prapë rrugica bllokohet nga makina që parkojnë në gjysmën e trotuarit të vogël dhe në gjysmën e rrugicës së shtruar, sepse gjysmën tjetër e ka bllokuar bashkia me blloqe betoni (kupola) për mos parkim paralel.

Në të vertetë ajo që ka bërë bashkia (sektori rrugor) ka sjellë, pa dashje, që shoferët e papërgjegjshëm të trotuarin dhe rrugën, duke bllokuar tërësisht kalimin (shiko fotot). Vjen policia rrugore dhe ajo bashkiake, vendosin një gjobë dhe ikin, por problemi nuk zgjidhet me gjobë. Shoferët përplasen me makinat e parkuara si në foto, dhe me pas kërcet grushti mes tyre! Tre herë ka ardhur policia e Tiranës për të arrestuar personat që janë rrahur prej moskalimit të makinës, duke u gjakosur me njeri tjetrin.

Dy herë kanë ardhur autoambulancat për të marrë të semurë, por nuk hynin dot dhe të sëmurët janë marrë në krahë te rruga kryesore “Sami Frasheri”! Edhe vetë makinat e policisë së rendit kanë tentuar të kalojnë në këtë rrugicë, por nuk kalonin dot dhe janë kthyer indiotro te rruga kryesore sepse ishin parkuar makinat në trotuar dhe në rrugë. Siç duket dhe në foto aty ka vend vetëm për një makinë që të kalojë e jo për dy!

Banorët kërkojnë që në segment rrugice prej afro 35 metrash të vendosen nga bashkia blloqe betoni në trotuar, sikurse i kanë vendosur majtas rrugës. Ndryshe me gjoba nuk zgjidhet kjo histori sherri.

Edhe sot në drekë një makinë që kishte një femijë të rrëzuar e të gjakosur në shtëpinë e tyre, nuk kaluan dot me makinë për të shkuar në spital, por ecën indietro duke rrezikuar përplasjen me makinën e policisë që po vinte për të vendosur gjobë.

 

SHKARKO APP