Rrugorja aksion në Durrës, 9 drejtues mjetesh u arrestuan gjatë fundjavës

Nëntë  persona janë arrestuar gjatë kësaj fundjave në Durrës për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe pesë shtetas të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Kontrollet e Policisë Rrugore në të gjitha akset rrugore të qytetit të Durrësit për rritjen e sigurisë në rrugë janë finalizuar me 472 masa administrative për shkelje të ndryshme  dhe pezullimin e 53 lejeve të drejtimit.

Shumë drejtues mjetesh janë këshilluar nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor si mospërdorimi i pijeve alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, vendosjen e rripit të sigurimit, mosperdorimin e aparateve celularë gjatë drejtimit të mjetit, respektimin e sinjalistikës vertikale dhe horizontale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkelje të rënda të Kodit Rrugor dhe Kodit Penal  gjatë fundjavës janë marrë masat si më poshtë vijojnë:

Swiss Digital Mobile Reklama

• janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;

• janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti pa leje drejtimi;

• janë pezulluar 44 leje drejtimi për tejkalim  të normave të shpejtësisë dhe 9 leje drejtimi për drejtues të mjeteve nën ndikimin e alkoolit;

•janë ndëshkuar 67 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit;

• janë ndëshkuar 78 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

• janë ndëshkuar 62 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;

• janë vendosur 472 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës këshillon çdo përdorues rruge që të respktojnë  rregullat e qarkullimit rrugor duke eleminuar çdo shkak që shërben si burim aksidenti, teksa paralajëmron se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe fundjavë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?