Rryshfetet, në kërkim pedagogia e Universitetit të Shkodrës

Shpallet në kërkim pedagogia e fakultetit Bio-Kimi e Universitetit të Shkodrës, me inicialet D. K . pas denocimit nga emisioni investigativ “STOP” në Tv Klan.

Gjatë tij, janë transmetuar pamje filmike ku tregohet se 46-vjeçarja i ka dhëne notë kaluese studentes me iniciale M.S. kundrejt pagesës me vlerë 100 euro.

Ajo akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Swiss Digital Mobile Reklama

procesverbalet e provimeve për të gjithë studentët e degës Bio-Kimi (me pedagoge shtetasen e lartpërmendur).

pamjet filmike të emisionit investigativ “Stop”.

Materialet iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?