Ruante 57 kg marijuanë, arrestohet shqiptari në kufirin grek

Policia greke ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, i cili u kap me një sasi prej 57 kilogramë marijuanë në kufirin shqiptaro –grek. Forcat policore të shtetit fqinj njoftuan se kanë prangosur të riun shqiptar, në momentin që ky i fundit po ruante një sasi droge në një zonë me shkurre në kufirin e gjelbër.

Policia arrestoi shqiptarin dhe sekuestroi 39 pako me 57 kg 360 gram marijuanë. 27-vjecarit iu sekuestrua dhe 1 celular.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar mbi 1.7 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?