Ruçi: Europa nuk është e sigurt me Ballkanin jashtë BE-së

Kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi gjatë fjalës së tij në “Takimin Vjetor për Sigurinë” deklaroi se Bashkimi Europian nuk është i sigurt me Ballkanin Perëndimor jashtë.

Ai tha se BE-ja duhet të ketë vend për të gjithë europianët. Ndër të tjera, Ruçi theksoi se nuk mund të ketë Europë të bashkuar dhe të sigurt pa integrimin e Ballkanit Perëndimor në famijen e madhe të BE-së.

“Qeverisja e sigurisë është një çështja jo fort e lehtë në Evropën juglindore, kjo për disa arsye. Kërcënimet transnacionale, terrorizimi, armët e shkatërrimit në masë po bashkëjetojnë në rajonin tonë. Për arsyes që i dimë të gjithë, rajoni duke qenë njësoj i rrezikuar ka rrezik nga sulmi kibernetik. Kapacitete mbrojtëse kushtëzohen nga kapacitet më të vogla teknologjike dhe kompjuterike. Pjesa tjetër e kontinentit ka ushqyer disa steriotipe për Ballkanin Perëndimor. Kjo është një sfidë për stabilitetin. Ballkani perëndimor nuk është rajon, fqinj i Europës, por është pjesë integrale e Europës. Nuk ka nevojë të shpikim projekte aertificiale, por duhet të ndërgjegjësohemi se vendi i Ballkanit Perëndimor është vetëm një, Bashkimi Europiain. Me Ballkanin jashtë BE, Europa është më e pasigurt. Politikat e sigurisë dhe të mbrojtjes për ne dhe për rajonin e Evropës julgindore lidhen ngushtë me Europën dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor”- u shpreh Ruçi.

SHKARKO APP