Ruçi flet për kërkesat e KE për Shqipërinë: Kryesorja, të ulet numri i azilkërkuesve

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përmendur sot kërkesat e Komisionit Europian që duhet t’i përmbushë vendi ynë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryeparlamentari tha se reduktimi i numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria në vendet e BE, është një nga kriteret kryesore.

Më tej ai përmendi luftën nga korrupsionit, krimit të organizuar, thellimin e reformave, zbatimin e vettingut, dhe të rekomandimeve të OSBE/ODIHR sa i takon reformës zgjedhore.

“Nga BE kërkohet reduktimi i kërkesave të azilantëve. KE kërkon finalizimin e SPAK dhe Byrosë. Po kështu kërkohet zbatimi i rekomandimeve të OSBE-ODIDHR, dhe avancimi me procesin e vettingut. Me rëndësi është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh Ruçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, kreu i Kuvendit ka vijuar me punën e bërë në kuadër të këtij procesi, sa i takon reformave dhe ngritjes së institucioneve për zbatimin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kuvendi ka miratuar reformën në drejtësi. Ka miratuar 7 amendimet që shoqërojnë ligjet e reformës. Kuvendi ka miratuar me konsensus të gjerë anëtarët e komisioneve të vlerësimit. Në kuadër të prioritetit 2 synohet të vijohet me tej sa i takon reformave. Kuvendi ka zgjedhur 5 anëtarë të KLGJ dhe KLP që vijnë nga trupa e jogjyqtarëve dhe joprokurorëve.

Kuvendi ka miratuar Kodin e sjelljes. Roli legjislativ i Kuvendit është përmirësuar dukshëm. Transparenca legjislative dhe bashkëpunimi me Shoqërinë Civile është rritur më tej”, u shpreh ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?