Ruçi letër Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe: Mirënjohje për ndihmën ndaj Shqipërisë

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i është drejtuar me një letër falenderimi Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe, ku i shpreh mirënjohjen për dhurimin e 10 mijë maskave kirurgjikale. Në letrën drejtuar Presidentit të Këshillit z. Al Jarëan, kryeparlamentari Ruçi se qeveria dhe institucionet e Shqipërisë kanë marrë dhe po zbatojnë masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe shpëtimin e jetëve njerëzore dhe, si rezultat i këtyre masave dhe i mbështetjes e solidaritetit të qytetarëve shqiptarë, humbjet e jëtëve njerëzore kanë qenë të pakta, por ekonomia e vendit, ashtu si edhe ekonomia e vendeve të tjera, është goditur rëndë.

Letra e plotë:

“Ju falenderoj nga zemra për letrën Tuaj të datës 15 prill, në të cilën shprehni simpatinë e thellë, solidaritetin e sinqertë, mbështetjen për mjekët në vijën e parë të betejës si edhe ngushëllimet për humbjen e jetëve njerëzore prej koronavirusit, në këto kohë të vështira, kur popujt e të gjithë planetit janë përfshirë nëluftën për mbrojtjen e jetëve njerëzore prej pandemisë së COVID-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria dhe institucionet e Shqipërisë kanë marrë dhe po zbatojnë masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe shpëtimin e jetëve njerëzore dhe, si rezultat i këtyre masave dhe i mbështetjes e solidaritetit të qytetarëve shqiptarë, humbjet e jëtëve njerëzore kanë qenë të pakta, por ekonomia e vendit, ashtu si edhe ekonomia e vendeve të tjera, është goditur rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kuvendi, Qeveria dhe institucionet e Shqipërisë nuk e kanë ndërprerë asnjë çast funksionimin dhe veprimtarinë e tyre në shërbim të qytetarëve, mbrojtjes së jetëve të tyre dhe rigjallërimin e ekonomisë. Komisionet parlamentare të Kuvendit kanë vazhduar të funksionojnë rregullisht online, ndërsa seancat plenare po zhvillohen me pjesëmarrjen e të gjithë deputëtëve, duke zbatuar standartet e distancimit social dhe masat e tjera mbrojtëse.

Ne, shqiptarët, ndjekim me vëmendje betejën e mjekëve, qeverive, institucioneve dhe popujve kundër këtij rreziku dhe gëzohemi për mbrojtjen e shpëtimin e çdo jete njerëzore. Letra Juaj dëshmon se në luftën kundër COVID-19 asnjë vend nuk është i vetëm, por ka mbështetjen e solidaritetin e gjithë njerëzimit. Të gjithë dëshirojmë me gjithë shpirt që e keqja të ndalet sa më shpejt dhe të gjithë popujt e botës t’u kthehen jetës normale dhe gëzimeve të saj.

Unë e vlerësoj si një mbështetje të madhe në luftën kundër koronavirusit ngritjen e Task Forcës sëKëshillit Global për Tolerancë dhe Paqe, për të mbështetur zbatimin e masave mbrojtëse prej pandemisë,në vendet e prekura si edhe në kontekstin global.

Shpreh mirënjohjen e thellë të Kuvendit të Shqipërisë dhe timen personale për dhurimin prëj Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe të 10 mijë maskave kirurgjikale, të cilat janë një mbështetje e madhe për mjekët, infermierët dhe profesionistët e mjekësisë që janë në vijën e parë të betejës kundër koronavirusit. Populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë këtë ndihmë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?