Ruçi, letër kryepeshkopit Janullatos: U gëzova pa masë që ndërhyrja shkoi shumë mirë

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dërguar letër Kryepeshkopit të Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos për ndërhyrjen në zemër.

Ruçi shkruan se u gëzua pa masë që ndërhyrja shkoi shumë mirë dhe i uron shërim të shpejtë.

Më tej, Ruçi vlerëson Janullatosin për shërbimin ndaj harmonisë, tolerancës si dhe paqes mes besimeve e komuniteteve fetare.

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër Kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe i uron shërim të shpejtë pas probleme në gjendjen e tij shëndetësore.

“Mësova me shqetësim për gjendjen Tuaj shëndetësore dhe u gëzova pa masë që ndërhyrja shkoi shumë mirë dhe tashmë shëndeti i Juaj po përmirësohet. Uroj që të ktheheni shumë shpejt në përditshmërinë e punëve Tuaja.

Gjej rastin të shpreh edhe njëherë vlerësimin tim të lartë për kontributin Tuaj të spikatur në shërbim të harmonisë e tolerancës midis besimeve e komuniteteve fetare, si edhe të paqes e mirëkuptimit midis popujve.

SHKARKO APP