Ruçi: Në Shkodër duhet të ishte i gjithë parlamenti

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi foli për situatën kriminale në vend dhe mbledhjen e djeshme të opozitës në Shkodër.

Por sipas tij më shumë vleë do të kishte pasur që nisma e opozitës të kishtë bërë bashkë të djathtë dhe të majtë, që të gjithë sëbashku të ishin në Shkodër.

“Krimi nuk ka ngjyrë për mua. Dhe ai kur të merr nuk të pyet. Ai të merr jetën për interesa të veta. Do isha i lumtur nëse ai gjest që bëri dje opozita në Shkodër, ta merrte iniciativën dhe i gjithë Parlamenti të shkonte në Shkodër, të gjithë deputetët me mua në krye në mbështetje të të dëmtuarve dhe në rritjen e opinionit publik ndaj krimit dhe kriminelëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa më shumë të ndahen forcat politikje, aq më shumë gjallërohet krimi. Unë do të mbështesja çdo nismë ligjore që forcon legjislacionin shqiptar për të zvogëluar krimin, ashtu sikurse do mbështesja çdo iniciativë që përbashkonte qëndrime për të përballuar krimin”, tha Ruçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?