Ruçi në Stamboll: Greqia, Bullgaria dhe Rumania mbështesin çeljen e negociatave në qershor

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve të Detit të Zi në Stamboll. Ruçi u takua me Kryetarin e Parlamentit Grek Nikos Voutsis me homologen Bullgare Karayahncheva si dhe me Kryetarin e Senatit të Rumanisë Tariceanu.

Në fokus të bisedimeve ishte rekomandimi për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ruçi mori mbështetjen e Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.

Ruçi-Voutsis theksuan se çelja e negociatave në qershor është plotësisht e merituar. Gjithashtu Presidenca Bullgare dha garanci të plotë për çeljen e negociatave në qershor.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se Rumania është avokate e fuqishme për çeljen e negociatave në qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rumania, avokate e fuqishme për çeljen e negociatave në qershor. Rajoni i Detit të Zi, organizatë rajonale, përgjegjësitë globale. Mozaiku i vlerave, në shërbim të demokracisë, stabilitetit, zhvillimit dhe mirëqenies”- tha Ruçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?