Ruçi pret përfaqësues të komunave të Preshevës dhe Bujanovcit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti përfaqësuesin e Komunës së Preshevës, Armend Aliu, dhe përfaqësuesin e Komunës së Bujanovcit, Arbër Pajaziti.

Gjatë takimit u bisedua mbi disa çështje aktuale politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nevojën e tyre për një platformë politike për unitet në dialogun me qeverinë e Republikës së Serbisë si edhe zgjerimin e bashkëpunimit dhe konsultimit me institucionet e Republikës së Shqipërisë për rritjen dhe konsolidimin e përfaqësimit politik dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, vuri në dukje rëndësinë e unifikimit të qëndrimeve të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, i cili u shërben rritjes dhe fuqizimit të përfaqësimit të tyre politik si edhe garantimit dhe zgjerimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?