Ruçi: Ushtarakja Zarife Hasanaj, dëshmore e paqes

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, shprehu sot ngushëllimet për rënien në krye të detyrës, në misionin në Letoni, të ushtarakes Zarife Hasanaj. Në mesazhin ngushëllues, lexohet se Hasanaj ra në krye të detyrës, si një dëshmore për paqen dhe mbrojtjen e jetëve të fëmijëve dhe qytetarëve letonezë.

Mesazhi i plotë

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve të ushtarakes Zarife Hasanaj, pjestare e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, e cila humbi jetën në krye të detyrës, si pjesë e grupit xhenier të misionit të NATO-s për demontimin e minave në Letoni. Zarife Hasanaj ra në krye të detyrës, si një dëshmore për paqen dhe mbrojtjen e jetëve të fëmijëve dhe qytetarëve letonezë. U uroj shërim të shpejtë Majorit Klodian Tanushi dhe Rreshterit Julian Kapaj, të cilët u plagosën gjatë këtij misioni. Shqipëria është krenare për bijtë e saj që kontribojnë në misioniet e NATO-s, në mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe jetëve njerëzore anembanë globit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?