Ruçit i mbetet Malaj në mendje, e ngatërron me Ahmetajn, nuk e mbajnë nervat me ministrat: Do t’ju nxjerr jashtë!

Duket se seanca e gjatë parlamentare e ditës së sotme, e ka lodhur disi kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, i cili ngatërroi Arben Ahmetajn me Arben Malajn.

Teksa ministri për Rindërtimin pas tërmetit Arben Ahmetaj, mbaroi fjalën e tij në Kuvend, Ruçi e ngatërroi me Malajn, i cili kishte folur pak më parë për shkarkimi e tij nga bordi drejtues në Bankën e Shqipërisë.

“Faleminderit z. Malaj!”– tha Ruçi, pas fjalimit të Arben Ahmetajt për dëmet nga tërmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Salla: Është Ahmetaj!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ruçi: Ka edhe kështu nga lodhja!

Por nuk është ndalur me kaq kryeparlamentari Gramoz Ruçi, pasi në sallë ka pasur shumë zhurmë dhe u kërkoi qetësi ministrave duke i kërcënuar se do ti nxjerrë jashtë nga salla.

Ruçi-ministrave: S’keni ardhur për muhabete këtu, do t’ju nxjerrë jashtë, po mbani qetësi!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?