Rudina Hajdari: Protesta ishte shembull, kishte një entuziazëm të jashtëzakonshëm

E rikthyer në selinë blu, ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari ka komentuar protestën e kësaj të enjteje të opozitës.

Ajo u shpreh se kjo protestë ishte më se e nevojshme në situatën në të cilën ndodhet vendi, ndërsa theksoi se mesazhi i protestës së qetë ishte i qartë.

“Ishte një protestë shumë e mirë. Sheshi u mbush plotë dhe protesta ishte paqësore. Ishte një protestë për t’u marrë shembull, kishte një entuziazëm të jashtëzakonshëm. Unë isha pjesë e organizimit për strukturën numër 2 dhe jam marrë dy javët e fundit për organizimit. Pash aty shumë gazetarë që janë të majtë dhe ishin bashkuar në protestë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?