Rudina Hajdari të martën regjistron në zgjedhje “Bindjen Demokratike”

Dy ditë pasi u zgjodh kryetare e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka vendosur krijimin e një partie të re e cila do të quhet “Bindja Demokratike” dhe të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Hajdari ka zhvilluar mesditen e sotme një takim me grupin parlamentar në fokus të së cilës ishte regjistrimi në zgjedhjet lokale. Bëhet me dijese ka pasur diskutime në grup, duke qenë se disa prej deputetëve demokratë nuk kanë qenë dakord për regjistrimin në zgjedhje me argumentin se nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’u bërë gati për fushatë. Partia “Bindja Demokratike” do të regjistrohet të martën, kur është dhe afati i fundit, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në Gjykatë.

Mësohet se pjesë e kësaj partie do të jetë edhe ish-deputeti Astrit Patozi, i cili ka shprehur publikisht mbështetjen për Hajdarin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?