”Rusët po bombardojnë shkollat dhe spitalet”/ BE: Ka shumë viktima civile, barbare si luftë
Lufta ruse në Ukrainë, për Bashkimin Europian po bëhet në mënyrën më barbare, sepse po bombardohen shkollat dhe spitalet. Përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell thotë se nga kjo luftë ka shumë viktima civile, dhe për të është një mënyrë barbare për të bërë luftë.
Këtë deklaratë e ka dhënë pas mbërritjes së tij në Këshillin e Punëve të Jashtme së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
“Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut do të dërgojë së shpejti një mision për të hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut që po ndodhin në Ukrainë. Kjo është lufta e Putinit. Dhe Putini duhet ta ndalojë atë. Ne do të jemi të bashkuar në thirrjen që kjo luftë të ndalet. dhe të shmangim vrasjet njerëz të pafajshëm”, shtoi kreu i diplomacisë së BE-së.