Rushaj: Po përdorni fondet e tërmetit për të fituar biznesi afër jush
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj në fjalën e tij në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, solli problematikat e banorëve të lagjes ”Myslym Keta” dhe lagjen e ”Bregut të lumit”.
”Hakmarrja politike, por edhe grykësia për të përfituar nga fatkeqësitë e njerëzve, pasi përdorët frikën e njerëzve se do i leni pa shtëpi, tani po përdorni fondet e tyre për të fituar biznesi afër jush.
Qeveria se ka mendjen tek jeta e qytetarëve, por tek pronat e tyre. Pas zgjedhjeve Ahmetaj ka humbur, nuk e kanë parë projektin banorët.
Ato i kanë kërcënuar banorët me ndërprerje të uji dhe dritave. Ky është trajtim çnjerëzor që edhe në luftë nuk bëhet. Pse blloku i pallateve tek Myslym Keta duhet të vendoset diku tjetër”.